Ministri për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla gjatë një replike më deputeten e opozitës Jorida Tabaku, ka konfirmuar prezencën e patronazhistëve më 11 maj.
Nga foltorja e Kuvendit, Balla deklaroi se patronazhistët e PS-së do të jenë prezentë në zgjedhjet e ardhshme. Teksa i drejtohet opozitës, Balla shtoi se patronazhistët u përdorën edhe në zgjedhjet amerikane. Madje ai theksoi se pikërisht Trump fitoi pasi patronazhistët e tij ishin më të zotë. Balla bëri krahasimin mes tyre, duke thënë se e njëjta gjë ndodhi me zgjedhjet në SHBA 4 vite më parë kur fitoi Biden. Sipas tij, Biden kishte patronazhistë më të mirë dhe fitoi zgjedhjet.
“Sa ju përmendim patronazhistët ju hyn frika juve, aty do i keni prapë, edhe në 11 maj. Për dikë që di si bëhen fushatat elektorale, edhe në SHBA patronazhistët e Trump ishin më të zotë se ata të Biden. 4 vite më parë Biden fitoi se kishte patronazhistë më të mirë”, u shpreh Balla.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd