Tbilisi- Një deputet i rajonit separatist të Gjeorgjisë është vrarë me armë zjarri. Siç raportohet deputeti Vakhtang Golandzia u qëllua me armë zjarri brenda ndërtesës së parlamentit. Gjithashtu mësohet se një tjetër deputet ka mbetur i plagosur në dorë. Ndërkohë Ministria e brendshme identifikoi deputetin Adgur Kharazia, si autor të dyshuar të ngjarjes.
Megjithatë ende nuk dihet arsyeja e të shtënave në parlament. Abkhazia u zhyt në krizë muajin e kaluar kur protestuesit sulmuan parlamentin në kundërshtim me një marrëveshje investimi me Rusinë, duke detyruar presidentin e rajonit, Aslan Bzhania, të japë dorëheqjen. Nënkryetari i tij, Gunba, u bë udhëheqës i përkohshëm.
Abkhazia e vendosur në bregun e Detit të Zi, u shkëput nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve 1990. Rusia ka mbështetur prej kohësh Abkhazi dhe një rajon tjetër separatist të Gjeorgjisë, Osetinë e Jugut duke fituar një luftë pesë-ditore me Gjeorgjinë në 2008. Abkhazia dhe Osetia Jugore u shkëputën nga Gjeorgjia pas rënies së Bashkimit Sovjetik në fillim të viteve ’90.
Moska e njohu pavarësinë e dy rajoneve pasi forcat ruse e zmbrapsën një tentim të Gjeorgjisë për ta rimarrë Osetinë Jugore gjatë një lufte pesëditore në verën e vitit 2008, e cila mbaroi me disfatën e Gjeorgjisë. Shumica e vendeve ende e njohin Abkhazinë si pjesë të Gjeorgjisë, por ekonomia e saj është pothuajse tërësisht e varur nga Moska, e cila ua paguan rrogat administratës publike dhe përfitimet sociale banorëve të saj.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd