Një trup i pajetë është gjetur pasditen e sotme në tokat bujqësore pranë spitalit “Memorial” në Fier.
Burimet policore bëjnë me dije se trupi i pajetë është i seksit mashkull, rreth 55 vjeç.
Ai u gjet nga kalimtarë, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.
Pasi kanë mbërritur në vendngjarje ekspertët kanë kryer ekzaminimet e para dhe dyshohet se vdekja ka qenë natyrale pasi në trupin e viktimës nuk ka patur shenja dhune.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së viktimës, dhe identifikimin e tij, ndërsa trupi i pajetë ndodhet në morgun e Spitalit të Fierit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd