Transmetuar më 19-12-2024, 16:56

Tensionet dhe përplasjet nuk kanë të ndalur mes deputetëve në seancën e sotme plenare.

Në Foltore, Flamur Noka u konfliktua me kreun e partisë “Mundësia”, Agron Shehaj.

Teksa Noka mbante fjalimin, Shehaj qëndronte aty pranë, duke vazhduar me një lidhje në rrjetet sociale.

Në atë moment, Noka i afrohet Shehajt dhe tenton ta godasë, ndërsa menjëherë ndërhyri Garda dhe kryeparlamentarja Elisa Spiropali njoftoi ndërprerjen e seancës.

Pu ashtu, Mziu hodhi uji drejt Shehajt, ndërkohë që vijoi me ofendime drejtuar tij.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit