Transmetuar më 19-12-2024, 16:39

Kosova ka aktualisht vetëm 1.602.515 milion banorë, sipas rezultateve përfundimtare të bëra publike sot nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në kuadër të Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).

"Numri Përfundimtar i Popullsisë në Kosovë: 1,602,515 banorë", njoftoi ASK.

Më parë vendi numëronte midis 1.8 deri 2 milionë banorë.

Të dhënat përfshijnë numrin e popullsisë sipas gjinisë në nivel të komunave përfshirë trendët më të fundit demografike.

Hendeku gjinor është zvogëluar nga 11,975 ne vitin 2011 ne 5,538 në vitin 2024, që përfaqëson një zvogëlim prej 53.8%. Jemi ndër top vendet me grup moshat më të reja", u shpreh Drejtori Ekzekutiv i ASK-së, Avni Kastrati.

Procesi i regjistrimit në Kosovë u krye brenda 7 javëve, nga 5 prilli deri më 24 maj të vitit 2024, dhe u vlerësua edhe nga ekspertët ndërkombëtarë.

Regjistrimi i fundit ishte realizuar në vitin 2011.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit