Transmetuar më 19-12-2024, 13:33

Tiranë- Një grup studentësh kanë dalë sot për të protestuar pasi sipas tyre nuk janë plotësuar shumë nga pikat e Paktit për universitetin.

Kjo ka bërë që disa studentë të dalin me pankarta në duar në hyrje të Qytet Studenti në oborrin e godinës “Liria”.

Studentët kërkojnë rritjen e buxhetit për arsimin në 5 përqind. Gjithashtu, studentët kërkojnë transparencë me buxhetin nga MAS.

Studentët kërkojnë rritjen e peshës të votës për zgjedhje. Po ashtu, kërkohet rishikimi i titujve akademikë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit