Transmetuar më 19-12-2024, 13:09

VLORË- Në foto është e Armand Spahiu, shitësit ambulant të fruta-perimeve që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla. Si rrjedhojë e breshërisë së plumbave 35-vjeçari Spahiu, ka marrë një plumb në këmbë, ndërsa Hajrulla u transportua në spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë pasi ka marrë plagë të shumta në trup.

Autorët vijojnë ende të lirë dhe të paidentifikuar, ndërsa dyshohet se kanë qenë tre, një shofer dhe dy qitës, që qëlluan nga një makinë tip KIA me targa italiane të vjedhura. Pasi qëlluan rreth 30 herë me breshëri drejt automjetit të Hajrullës, ata janë larguar në drejtim te fshatit Panaja, ku dhe kanë djegur automjetin e përdorur në plagosje. Brenda automjetit janë gjetur dy armë zjarri tip kallashnikov dhe dy krehër fishekë. Policia ka ushtruar kontrolle në disa banesa për gjetjen e tyre.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit