TIRANË- Mandarinat e eksportuara nga Shqipëria, kanë rezultuar me përmbajtje të pesticideve të rrezikshme Chlorpyrifos dhe Phosmet dhe këtë e ka bërë të ditur Sistemi Evropian i Sigurisë Ushqimore (RASFF). Këto substanca, të ndaluara për përdorim në Bashkimin Evropian, janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut dhe shkaktojnë dëme afatgjata.
Ndërkohë lidhur me këtë, Kosova ka marrë masat e para, ku Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) e Kosovës ka njoftua se ka nisur me kontrollet për mandarinat, duke përfshirë testimin e çdo ngarkese për mbetje pesticide. Çdo ngarkesë që mbërrin në Kosovë do të qëndrojë në Pikat e Kontrollit Kufitar deri në marrjen e rezultateve të analizave laboratorike. Gjithashtu AUV ka theksuar se është në kontakt me autoritetet shqiptare për shkëmbimin e informacionit dhe ndihmën në mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve.
“AUV-i është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV-i nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi të nivelit të mbetjeve në pesticide përfshihet (lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike. Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim.” thuhet në reagimin e AUV për mediat në Kosovë.
Ministria e Bujqësisë ka bërë të ditur se bëhet fjalë për tre ngarkesa me mandarina “Clementine”, të eksportuara nga subjektet grumbulluese ushqimore me vendndodhje në Berat dhe Fier.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd