VLORË- Një dëshmitar ka rrëfyer momentin e panikut teksa janë dëgjuar të shtënat me armë në qytetin e Vlorës.
Qytetari rrëfen se është shtrirë menjëherë në tokë sapo ka dëgjuar të shtënat. Ai thotë se nuk ka parë asgjë, madje në atë moment po shikonte televizor dhe sapo ka dëgjuar krismat është shtrirë barkas.
“Sa dëgjova një të shtënë u shtriva. S’pash asgjë. Unë isha duke parë televizor dhe në moment sa dëgjova krismat u shtriva barkas”, është shprehur dëshmitari.
Atentati me pasojë plagosjen e dy personave ndodhi mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës duke tronditur qytetarët dhe kalimtarë të çastit. Nga të dhënat paraprake, Kevin Hajrullah dyshohet se ishte objektivi i të shtënave me armë, por i plagosur ka mbetur edhe nje person tjetër që shite fruta-perime në një dyqan aty pranë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd