Një atentat me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë mbrëmjen e së enjtes, ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur.
Në foto është 29-vjeçari Kevin Hajrulla, objektiv i atentatit i cili është dërguar në spital.
Ndërsa i plagosuri i dytë është një qytetar që nuk ka lidhje me ngjarjen. Ai shiste fruta-perime pranë vendit ku ndodhi breshëria e armëve dhe u prek nga plumbat.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”.
Makina e të plagosurit është bërë shosh nga plumbat, siç duket edhe në pamje.
Sa i përket autorëve, nuk dihet asgjë.
Automjeti i tyre u gjet duke u djegur pak minuta më vonë në autostradën Vlorë-Fier.
Policia shkoi në vendngjarje dhe rrethoi zonën.
Teksa forca të tjera policore kanë ngritur postblloqe në disa akse rrugore.
Në fshatin Panaja është gjetur mjeti i djegur me dy kallashnikovë.
Makina e qëlluar
Makina e autorëve
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd