

TIRANË- Qeveria ka miratuar projektligjin për njohjen e periudhave të punësimit në institucionet shtetërore sa i përket llogaritjes së pensioneve.
Sipas projektligjit të ri, për të gjithë personat që kanë punuar në kooperativa apo ish-ndërmarrjet bujqësore të periudhës komuniste do tu njihen vitet e punës.
Në njoftimin e bërë publik për mediat, thuhet:
PROJEKTLIGJ PËR NJOHJEN E PERIUDHAVE TË PUNËSIMIT NË INSTITUCIONET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET SHTETËRORE, NË ISH-NDËRMARRJET BUJQËSORE DHE NË ISH-KOOPERATIVAT BUJQËSORE PËR EFEKT PENSIONI NË SISTEMIN E SIGURIMEVE SHOQËRORE
Në mbështetje të neneve 78, 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
Ligji ka për qëllim njohjen si periudhë sigurimi, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, të periudhave të punësimit në institucionet shtetërore, në ish-ndërmarrjet shtetërore, në ish-ndërmarrjet bujqësore dhe në ish-kooperativat bujqësore, sipas kritereve dhe procedurave të përcaktuara në këtë ligj.
Personat kanë të drejtën për të kërkuar njohjen si periudhë të përgjithshme sigurimi, sipas këtij ligji, kur u lind e drejta për të kërkuar caktimin e një pensioni nga sigurimet shoqërore.
Periudhat e punësimit në institucione shtetërore dhe ish-ndërmarrje shtetërore
Periudhat e punësimit në ish-kooperativat bujqësore
Periudhat e punësimit në ish-ndërmarrjet bujqësore
E drejta për përfitim më të favorshëm
Kërkesat për pensione, në të cilat janë deklaruar periudha punësimi në institucionet shtetërore, ish-ndërmarrjet shtetërore, ish-ndërmarrjet bujqësore dhe ish-kooperativat bujqësore, që nuk plotësojnë kushtet për t’u njohur sipas këtij ligji ose në detyra/funksione specifike, llogaritja e të cilave ka efekte më të favorshme në masën e pensionit se periudhat që njihen sipas neneve 3, 4 dhe 5, të këtij ligji, me kërkesën e përfituesit, ndjekin procedurën sipas legjislacionit në fuqi.
Të drejtat e fituara nga ky ligj janë objekt rivlerësimi vetëm për vendimmarrje me efekte më të favorshme në masën e pensionit.
Njohja e periudhave të punësimit sipas neneve 3, 4 dhe 5, të këtij ligji, bëhet:
Periudhat e punësimit të njohura me ligje të veçanta, për efekt pensioni në sistemin e sigurimeve shoqërore, vazhdojnë të njihen të tilla dhe nuk janë objekt trajtimi sipas këtij ligji.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd