Autoritetet italiane kanë finalizuar dje (17 Dhjetor) një operacion kundër goditjes së rrjetit të shpërndarjes dhe trafikut të lëndëve narkotike.
Bëhet e ditur se nga ky operacion janë arrestuar tetë persona, mes tyre gjashtë shqiptarë.
Grupi kriminal raportohet se vepronte kryesisht në Granca, Cuneo dhe Asti.
Hetuesit kanë mundur të gjurmojnë edhe lëvizjet e celulës, rolet e të dyshuarve dhe operacionet financiare të tyre.
“Kokat” e organizatës rekrutonin të rinj nga Shqipëria me ‘kontrata’ 3-mujore, koha e shkeljes së zonës Shengen, teksa u sigurohej akomodimi, mjetet e transportit, ushqimi dhe një rrogë e mirë mujore që shkonte deri në 3 mijë euro në muaj.
Por jo vetëm kaq, pasi drejtuesit e grupit kujdeseshin për korrierët e tyre edhe në rastet kur ata dëboheshin nga Italia, apo riatdhesoheshin, duke i rikthyer në vend.
Sipas hetuesve, pasi udhëzohej për mënyrat e trajtimit, shqiptarët komunikonin nëpërmjet WhatsApp-it me klientët, duke mbledhur lëndën narkotike të paketuar në doza dhe duke e vendosur në vende të posaçme fshehjeje të krijuara në tokë dhe më pas e dorëzonte.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd