Historia e Santiagos, një "argjentinas" me dashuri për Granadën, është dëshmia prekëse e pasionit që nuk njeh kufij gjeografikë. Santiago, një djalë 14-vjeçar, lindi në Granada, por në moshën 2-vjeçare u shpërngul me familjen e tij në San Miguel de Tucumán, Argjentinë, pas krizës ekonomike të vitit 2008. Pavarësisht distancës prej më shumë se 11.600 kilometrash nga qyteti i tij i lindjes, ai ka mbajtur gjallë dashurinë për Granada CF.
Santiago dhe babai i tij, Alfonso, udhëtuan nga Argjentina për të qenë pjesë e fitores së Granadës kundër Cartagena-s në stadiumin “Los Cármenes”. Ishte një përvojë emocionuese për të riun, i cili, ndonëse e kishte vizituar më parë stadiumin, e përjetoi si të ishte hera e parë.
Santiago nuk ishte fillimisht i interesuar për futbollin. Babai i tij, një tifoz i devotshëm i Granadës, e ushqeu gradualisht këtë dashuri tek ai. Santiago e përshkroi momentin kur Granada ra nga La Liga si një pikë kthese: "Atëherë kuptova se ky është më shumë se sport. Futbolli është një pasion që nuk mund të shpjegohet".
Për Santiagon, ky udhëtim ishte më shumë se një vizitë në një ndeshje. Ishte një kthim në rrënjët e tij, në qytetin që e pa të lindte, një mundësi për të ndarë dashurinë për Granadën me babanë e tij. I veshur me fanellën kuqebardhë dhe i ulur mes tifozëve, ai tregoi se pasioni për futbollin mund të lidhë njerëzit dhe vendet pavarësisht largësive.
Granada fitoi të martën mbrëma me rezultatin 4-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 20-të të La Liga 2. Lojtari më vendimtar i kësaj fitoreje ishte sulmuesi shqiptar, Myrto Uzuni, i cili shënoi 3 gola.
Përveç gëzimit që erdhi nga golat, Uzuni pati edhe një gëzim tjetër pas ndeshjes, ku u takua me këtë tifoz të veçantë. Djaloshi i ri kishte udhëtuar mbi 11 mijë kilometra për të takuar Uzunin dhe takimi mes tyre ishte vërtet emocionues.
“Santi udhëtoi 11.609 kilometra nga San Miguel de Tucumán, Argjentinë, deri në stadiumin ‘Los Cármenes’ për të parë skuadrën e tij të zemrës, Granada, dhe takuar idhullin e tij, Myrto Uzuni”, – shkruajti klubi spanjoll në rrjetet sociale.
🛩️ Santi viajó 𝟏𝟏.𝟔𝟎𝟗 𝐤𝐦 para ver a su Granada y conocer a Myrto Uzuni.
Desde Tucumán hasta Los Cármenes para cumplir su sueño. 🇦🇷❤️ pic.twitter.com/Y2JC7Fhppg
— Granada CF ❤️⚪️ (@GranadaCF) December 17, 2024
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd