Humb jetën mjeku që u plagos mbrëmë në aksident në Tiranë.
Vanion Cinari, i cili u përfshi në një aksident të trefishtë në Sauk, ka ndërruar jetë.
Mjeku nuk arriti t’i shpëtonte pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve.
Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës. 40-vjeçari Cinari mbeti i plagosur rëndë, teksa këtë të mërkurë mësohet se ka ndërruar jetë.
E plagosur mbeti 32-vjeçarja Alba Shehaj, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd