Transmetuar më 18-12-2024, 09:57

Vinicius Junior ka ndarë një mesazh të fortë në rrjetet sociale pas fitimit të çmimit “The Best FIFA”, që e shpall atë si lojtari më i mirë në botë për vitin 2024. Braziliani ka shprehur mirënjohjen e tij për të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke mos kursyer as një kritikë për ata që e kanë kritikuar gjatë viteve:

“Sot po i shkruaj fëmijës që ka parë kaq shumë idhuj ta ngrejnë këtë trofe… Ka ardhur koha e tij. Ose më mirë, ka ardhur koha ime. Ka ardhur momenti për të thënë: po, jam lojtari më i mirë në botë dhe kam luftuar shumë për këtë.

Kanë tentuar e tentuar të më zhvlerësojnë, të më ulin, por nuk janë të përgatitur. Askush nuk do të më thotë për kë duhet të luftoj, si duhet të sillem. Kur isha te São Gonçalo, sistemi nuk shqetësohej për mua. Gati më përpinë. Ia kam dalë për vete, për familjen time.

Kam triumfuar me shumë mbështetje gjatë rrugës: Flamengo, Real Madridi, kombëtarja braziliane, qindra shokë ekipi gjatë viteve…, njerëzit që më ndjekin çdo ditë në rutinën time, ata që më admirojnë. Lojtari më i mirë në botë, 7".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit