Transmetuar më 18-12-2024, 08:33

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Evia të Greqisë.

Sipas mediave vendase, një 22 vjeçar së bashku me të motrën 26 vjeçare dhe bashkëshortin e saj 29 vjeçar kanë vrarë të atin brenda shtëpisë së tyre.

22-vjeçari fillimisht lajmëroi policinë dhe raportoi se babai i tij 65-vjeçar kishte vdekur.

Por pas marrjes në pyetje nga policia, ata kanë rrëfyer se e kanë vrarë me jastëk, duke i shkaktuar mbytjen.

Sipas asaj që raportohet tre të rinjtë kanë patur doreza në momentin që e kanë mbytur 65 vjeçarin teksa flinte, më pas i kanë vendosur një thikë në dorë dhe e kanë zbritur në bodrumin e shtëpisë.

Më pas, kanë djegur në oborr jastëkët dhe rrobat, për të fshehur gjurmët.

Sipas informacioneve, vitet e fundit kishin patur konflikte të shpeshta në familje.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit