Vdekja e vjehrrës ka futur në një përleshje të armatosur dy kunetër. Arsyeja? Kush prej tyre do të paguante për funeralin. Dy protagonistët e sherrit kanë përdorur thikat dhe shkopat e bejsbollit, vetëm 1 orë pas vdekjes së vjehrrës.
Episodi ndodhi në Parabita, një qytet i vogël në provincën e Leçes, ku dy burrat, ndoshta me inate të akumuluara nga e shkuara, u gjendën ballë për ballë në një debat të furishëm.
Britmat, kërcënimet tërhoqën shpejt vëmendjen e kalimtarëve, të cilët e shikonin të habitur skenën, duke pasur frikë nga më e keqja. Ishte vetëm ndërhyrja në kohë e karabinierëve që evitoi rrezikun e degjenerimit të situatës në një tragjedi, duke rivendosur qetësinë.
Vdekja e vjehrrës së moshuar bëri që konfliktet e vjetra të shpërthejnë: në fakt ajo që e rindezi situatën ishte diskutimi se kush duhet të paguante shpenzimet e varrimit.
Karabinierët e Casaranos mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, duke arritur të ndanin dy kunetërit përpara se përplasja të shkaktonte, ndoshta edhe viktima.
Policia ngriti akuzat për armëmbajtje pa leje për dy 54-vjeçarët kunetër.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd