Një lëkundje sizmike ndodhi pak çaste më parë dhe u ndje gjerësisht në Tiranë, raporton noa.al.
Tërmeti ishte katër ballë i shkallës Rihter, njofton paraprakisht EMSC.
Epiqendra ishte 12 km larg Burrelit dhe 44 km larg Tiranës dhe kishte një thellësi vetëm 5 km.
Ndërsa shërbimi sizmik shqiptar tha se tërmeti ishte 4.1 ballë dhe me epiqendër në Lis, Dibër.
Sipas të dhënave paraprake të Institutit të Gjeoshkencave, në orën 18:01.37 janë ndjerë lëkundje tërmeti me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter. Epiqendra u regjistrua në Selishtë, në qarkun e Dibrës, me një thellësi prej 15.2 km. Lëkundjet janë ndjerë edhe në zonat përreth epiqendrës.
Sipas komunikimeve paraprake me përfaqësuesit e pushtetit lokal, strukturat e mbrojtjes civile të Bashkisë Burrel dhe Qarkut Dibër nuk raportohen dëme materiale.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile mbetet në ndjekje të situatës.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd