Çim Peka duket se është gati për një intervistë tjetër me ish zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Ky i fundit, ndodhet në arrati ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, pasi dyshohet se ka shpërdoruar detyrën duke shkaktuar një dëm ekonomik buxhetit shtetëror.
Sot Çim Peka ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai shfaqet sërish me Ahmetajn dhe shkruan: “Bëjmë atë që themi, themi atë që do bëjmë”, përfundon ai.
Arben Ahmetaj ka dhënë dy intervista televizive për gazetarin Çim Peka ku ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama dhe zyrtarëve të lartë të qeverisë së tij.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd