M.P. i dyshuar si autor i vrasjes së M. Canit 14 vjeç ka marrë sot masën e sigurisë nga gjykata.
Trupi gjykues ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë ‘arrest me burg’.
Megjithëse është kërkuar zbutja e masës, gjykata nuk ka marrë parasysh këkesën.
M.P akuzohet për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje e kryer ndaj të miturit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”. Pas daljes nga spitali, ai u transferua te burgu i të miturve në Kavajë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd