Një aksident me vdekje ka ndodhur mesditën e sotme në aksin rrugor Lushnje-Berat.
Namik Halili 63 vjeç nga Durrësi, humbi jetë pasi u përplas nga një mjet i drejtuar nga Genci Ismaili, 54 vjeç.
‘Rreth orës 12:55, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit’, informon policia.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd