Mjeti përplas për vdekje këmbësorin.
Ngjarja ka ndodhur në Çukas të Lushnjes.
Viktima është identifikuar si Namik Halili 63 vjeç nga Durrësi.
Shoferi i mjetit Genci Ismaili.
Në vendngjarje ka shkuar policia.
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 12:55, në aksin rrugor "Lushnjë-Berat", shtetasi G. I., 54 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka përplasur shtetasin N. H., rreth 63 vjeç, këmbësor.
Si pasojë e dëmtimeve, shtetasi N. H. ka humbur jetën në vendngjarje.
Shërbimet e Policisë shoqëruan drejtuesin e automjetit, shtetasin G. I., në Komisariat, për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd