FIERI- Një 22-vjeçar është arrestuar në Fier, pasi përplasi për vdekje një person dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Ngjarja në fjalë ndodhi më datë 10 dhjetor në aksin rrugor “Fier-Seman”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Njoftimi:
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Fier ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, banues në fshatin Dërmenas, Fier, i cili ishte shpallur në kërkim, pasi dyshohet se më datë 10.12.2024, në aksin rrugor “Fier-Seman”, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin K. S., 50 vjeç, që lëvizte me motomjet, dhe më pas është larguar nga vendi i aksidentit.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd