Kanosi me armë zjarri bashkëmoshatarin, arrestohet 15-vjeçari në Kamëz.
‘Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në çdo formë të shfaqjes së tyre, pas informacionit të marrë se në Valias, një 15-vjeçar kishte kanosur me armë zjarri, një 16-vjeçar, menjëherë kanë organizuar punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, dokumentimin e plotë ligjor të saj dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar "Gun".
Gjatë operacionit u arrestua një shtetas 15-vjeç, pasi dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 19:00, në Valias të Ri, ka kanosur me armë zjarri një shtetas 16 vjeç. Arma e zjarrit tip pistoletë, së bashku me krehrin dhe municionin luftarak, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë’, informon policia vendore.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd