Transmetuar më 17-12-2024, 10:18

I ftuar në DAZN me rastin e ndeshjes Lazio-Inter 0-6, si ish-lojtar i të dyja skuadrave, Christian Vieri analizoi disa tema të ndeshjes, duke filluar nga performanca e Tijjani Noslin: "Ai mund të përmirësohet shumë, është i ri dhe mund të luajë kudo në sulm. Me Baroni, skuadra ndihet mirë, është një grup i shkëlqyer. Kjo është merita e trajnerit".

Risia në formacion për Simone Inzaghi: "Po aplikon rotacionet me sukses, por ama ka në dispozicion një super skuadër, prandaj duhet t’i ndryshojë lojtarët. Në kampionat luan me të njëjtin formacion, ndërsa në Champions bën shumë ndryshime. Interi është një super skuadër, ka cilësi të jashtëzakonshme".

Mbi duetin e sulmit Thuram-Lautaro: "Lautaro është gjithmonë në qendër të lojës, pastaj ai e dërgon topin në rrjetë. Është normale që ndonjëherë të mos shënojë. Duhet të shohim sa gola do të shënojë në fund të kampionatit. Nuk mund të presësh që dikush të bëjë 38 gola në 38 ndeshje.

Kur e shoh duke luajtur, ai është gjithmonë brenda ndeshjes, për mua kjo është thelbësore. Nuk besoj se ka ndonjë problem me të. Thuram është i fortë, ata formojnë një dyshe të jashtëzakonshme, njëri luan për tjetrin.

Edhe nëse Lautaro nuk shënon, Thuram luan për të. Ai po shënon shumë dhe në mënyrë të shkëlqyer. Sa më shumë të jenë në zonë dhe afër njëri-tjetrit, aq më mirë. Kjo është shumë e rëndësishme. Nuk mund të thuhet që njëri është më i rëndësishëm se tjetri, ata janë të pazëvendësueshëm të dy".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit