BERAT- Një aksident është regjistruar mbremjen e djeshme në hyrje të qytetit të Beratit. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në vendin e quajtur “Dogana”. Më tej bëhet me dije se një makinë tip "Hyundai" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Sipas raportimeve mjeti është rrokullisur dhe ka përfunduar në kanalin në anë të rrugës.
Si pasojë e aksidëntit janë plagosur 3 persona. Mësohet se të plagosurit janë dy vëllezër dhe një grua. Ata janë transportuar me ambulancë drejt Spitalit Rajonal Berat. Të plagosurit kanë marrë plagë të shumta dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd