Artisti Robert Aliaj është shprehur i revoltuar për mënyrën se si është trajtuar çështja e këngëtares, Parashqevi Simaku, e cila u shfaq në një video e pastrehë, duke marrë ndihma nga fëmijët amerikan.
Në një lidhje direkte me Skype për emisionin “Open”, Aliaj shpërtheu ndaj biznesmenit Elton Ilirjani, i cili pasi pa videon e Parashqevisë shkoi e mori nga rruga ku ajo qëndronte dhe e strehoi në një hotel në Nju Jork.
Ai filmoi çdo moment me Parashqevinë, duke përfshirë darkën që konsumuan bashkë në hotel dhe momentin kur i dhuron një unazë diamanti.
Për këtë Robert Aliaj tha se është gjest i turpshëm nga ana e biznesmenit. Ai tha se biznesmeni po shfrytëzon çështjen e Simakut për të bërë spektakël dhe për të marrë klikime.
“Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo cap që i dha. Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirëshume, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël”, tha Aliaj.
Aliaj u shpreh kundër publikimit të videos së Simakut. Sipas tij diçka e tillë është imorale dhe kundër etikës.
Robert Aliaj: Video më la një shije shumë e hidhur shumë e keqe, por ajo që pasoi akoma ishte më e tmerrshme. Mënyra se si u soll dhunshëm ajo në peizazhin mediatik, mënyra se si u abuzua dhe se si u mëshirua, ne jemi popull që e shesim mëshirën si vlerë.
Ajo video nuk ishte e transmetueshme, imoralitet tërësor. Flasim me terma të ekzagjeruar, skandalozë. Mënyra se si u përdhunua Parshqevia këtë radhë dhe pastaj me qershinë mbi tortën e mishërimit që ishte dreka që i filmoi çdo çap që i dha.
Me naivitetin Parashqevia gëzoi dhe këndoi në atë tavolinë të mëshirueshme, ne të japim bukë dhe të filmojmë çdo sekondë. Është shumë turp. Sharlatan që ka pesë lekë që të jep bukë, e kuptoni çfarë turpi është? Ai po bën spektakël.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd