Një vajzë vetëm 13 vjeçe dhe gjyshja e saj kanë vdekur kurse persona të tjerë raportohen të plagosur, nga një shpërthim që ndodhi pasditen e sotme në Aprilia, provinca Latina në Itali, raporton noa.al.
Shpërthimi u shkaktua me sa duket nga një bombolë GLN që dëmtoi një mur duke shkaktuar më pas shembjen e strukturës dhe një zjarr të madh.
Në foto shikoni atë çfarë ka mbetur nga ndërtesa. Një burrë ndodhet në gjendje kritike pasi u plagos rëndë, ndërsa nuk ka shifër zyrtare për totalin e personave të përfshirë në këtë ngjarje.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd