17-vjeçarja Noela Caka, që humbi jetën nga meningiti akut një ditë më parë, mësonte në gjimnazin “Leonik Tomeo” në Durrës.
Ambientet e shkollës do të dezinfektohen, ndërsa autoritetet shëndetësore po gjurmojnë personat që kanë pasur kontakte me vajzën.
Mësohet se javën e kaluar 17-vjeçarja, Noela Caka ishte ekskursion me klasën në Voskopojë, dhe të mërkurën, 11 dhjetor, ka pasur gjendje virale, e cila sipas referimit të prindërve i ka kaluar shpejt. Të enjten ka qenë mirë deri të premten.
Ndërsa të shtunën ka shfaqur dhimbje koke shumë të forta dhe të vjella. Ajo u transportua fillimisht në spitalin e Durrësit dhe më pas në shërbimin infektiv të QSUT, por humbi jetën pasi gjendja e saj u përkeqësua me shpejtësi.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd