Transmetuar më 17-12-2024, 07:32

Andres Iniesta e ka përfunduar karrierën e tij si futbollist me një ndeshje miqësore mes legjendave të Barcelonës dhe Real Madridit në Tokio, ndërsa tani synon të nisë rrugëtimin e tij si trajner.

Legjenda e futbollit spanjoll, tashmë 40 vjeç, kishte njoftuar në tetor se do “t’i varte këpucët në gozhdë”, duke i dhënë fund një karriere që përfshin triumfe të jashtëzakonshme: dy Kampionate Europiane dhe Kupa e Botës në vitin 2010.

© Getty Images

Përballë 45 mijë spektatorëve të mbledhur për ta nderuar, Iniesta dha një tjetër shfaqje të aftësive që i mundësuan të fitonte 9 tituj të La Liga-s dhe 4 herë Champions League gjatë 16 viteve të tij me Barcelonën. Ai e përmbylli karrierën me stil, duke dërguar një krosim në minutën e fundit, që u devijua në rrjetën e Real Madridit, duke i dhënë fitoren 2-1 Barcelonës.

"Për mua ishte një ndeshje e shkëlqyer, shpresoj edhe për tifozët japonezë, – tha Iniesta, i cili kaloi pesë vite duke luajtur në Japoni, pas largimit nga Barcelona më 2018. – Nëse tifozët janë kthyer në shtëpi të lumtur, atëherë edhe unë jam shumë i kënaqur".

© Getty Images

Gjatë qëndrimit të tij në “Camp Nou”, Iniesta regjistroi 674 paraqitje dhe fitoi gjithsej 32 trofe. Pas largimit nga Barcelona, ai u transferua te Vissel Kobe në Japoni dhe më pas zhvilloi një sezon të fundit në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Po cilat janë planet e tij për të ardhmen? Përgjigjet vetë Iniesta: "Jam duke studiuar që të marr licencën e trajnerit, pastaj të shohim se ku do të më çojë karriera ime, tashmë në një rol ndryshe".

© Getty Images

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit