Humbje jashtë fushe për Bayern Munich. Bardhekuqtë bavarezë u ndalën me rezultatin 2-1 nga Mainz. Pas përfundimit të ndeshjes, trajneri i bavarezëve, Vincent Kompany, komentoi:
"Urime Mainzit. Luajtëm kundër një skuadre të gjallë dhe me shumë grintë. Kundërshtari ishte gati të luftonte në çdo moment. Edhe nga ana jonë nuk mungoi fryma luftarake. E provuam, por në të kaluarën kemi bërë shumë më mirë.
Kësaj here nuk ishim në formën tonë më të mirë. Humbëm dhe kjo gjithmonë dhemb, por mund të fitojmë shumë më tepër në të ardhmen.
Ajo që ndiej këtu është se skuadra dëshiron gjithmonë të bëjë hapa përpara, për t’u përmirësuar. Kjo transfertë mbaroi dhe do ta përdorim humbjen si shkëndijë motivimi për ditët në vijim, përpara ndeshjes ndaj Leipzig".
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd