TIRANË- Paraditen e sotme para Kryeministrisë është zhvilluar protesta e radhës nga minatorët. Me pankarta në duar, ata janë shprehur se kërkesat e tyre janë të njëjta. Në këto kërkesa përfshihen miratimi i statusit të minatorit dhe pensione dinjitoze. Në fjalën e tyre në protestë, ata kanë akuzuar qeverinë se kanë bërë ligje antikushtetuese për të vjedhur pensionistët.
"Zotërinj miratorë, ju përshëndes për pjesëmarrjen tuaj në protestën e fuqishme që po bëni dhe mjaft këmbëngulëse, pasi nuk po tërhiqeni për të drejtat tuaja. Nuk jeni vetëm ju të vjedhur, por është vjedhur një popull i tërë nga këta maskarenjtë, që kanë bërë ligje antikushtetues për të vjedhur pensionistët.
Këta kanë shtuar në ligj nenin 9/13 që janë kundër nenit 79 që është detyrim ligjor që të mbrohen kontributet, prandaj ju bëj thirrje deputetëve, kryetares së parlamentit që të pastrojnë ligjet nga nenet 9/13 që janë kundër nenit 79. Këtu i gjithë shteti është kundër këtij neni, nga parlamenti, ekzekutivi, kryeministri dhe të gjithë me radhë ku institutcionet nuk punojnë me ligj, por me sistem kompjuterik. Këta janë kundër popullit, këta duhen hetuar nga SPAK, ky është një krim shtetëror kundër popullit, kundër njerëzve të punës, nga shteti i së drejtës, që në fakt është shteti që ‘rrjep’ qytetarët dhe i vjedh ato çdo ditë." janë shprehur ata.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd