Transmetuar më 16-12-2024, 11:50

KOSOVË- Një person ka pësuar lëndime të rënda në këmbë nga arma e zjarrit gjatë përleshjeve mes dy grupeve të ndryshme në Fushë Kosovë. Ngjarja është raportuar nga Policia e Kosovës, e cila ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtyre përleshjeve.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të shtunën rreth orës 23:30. Po ashtu në raport thuhet se i plagosuri është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja. Lidhur me rastin, janë arrestuar tre të dyshuar.

“Është raportuar për një përleshje në mes dy grupeve ku si pasojë një person mashkull kosovar është plagosur në këmbë nga arma e zjarrit, i cili pas tretmanit mjekësor në QKUK është liruar. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar dy gëzhoja”, thuhet në raport.

Mësohet se një tjetër person ka marrë plagë në trup nga një tjetër përleshje. Mediat në Kosovë raportojnë se plagosjet janë regjistruar në dy ditë të ndryshme. Të dielën rreth orës 18:00 u raportua për një tjetër përleshje mes dy grupeve ku si pasojë lëndime trupore ka pësuar një person i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

“Fushë Kosovë 15.12.2024-18:00. Raportohet se pas një përleshje në mes dy grupeve, si pasojë lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar i cili është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, derisa njësitë policore janë duke u marrë me procedurat e mëtejme hetimore”, thuhet në raport.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit