Futbollistët shqiptarë që luajnë jashtë vendit vazhdojnë të shkëlqejnë me klubet e tyre, duke qenë protagonistë me gola dhe asiste.
Nedim Bajrami shënoi gol në finalen e Kupës së Ligës, Celtic – Rangers. Futbollisti kuqezi zhbllokoi takimin në minutën e 41-të për skuadrën e Rangers. Koha e rregullt e takimit u mbyll 3-3 dhe nga penalltitë triumfoi Celtic.
Rrugën e rrjetës këtë fundjavë e gjeti edhe Taulant Seferi. Sulmuesi kuqezi shënoi në fitoren e Bodrumspor 2-0 ndaj Sivasspor. Ky ishte goli i tretë i Seferit në këtë kampionat.
Qazim Laçi ishte protagonist absolut në fitoren e Sparta Prague 2-1 ndaj Jablonec. Mesfushori kuqezi dha dy asiste vendimtarë dhe në fund të sfidës u shpall lojtari i ndeshjes me notën 7.9 nga sajti i specializuar për statistika Sofascore.
Medon Berisha u aktivizua si titullar në takimin e Lecce ndaj Monza-s. Mesfushori kuqezi zhvilloi një ndeshje shumë të mirë dhe në minutën e 3-të të takimit dha një asist spektakolar për Morente, që shënoi golin e parë të takimit. Në fund, ndeshja u mbyll me fitoren e Lecce 2-1.
Titullarë me skuadrat e tyre u aktivizuan Thomas Strakosha, Alen Sherri, Elhan Kastrati, Ardian Ismajli, Jon Mersinaj, Marash Kumbulla, Amir Abrashi, Feta Fetai, Myrto Uzuni dhe Rey Manaj. Dhanë kontributin e tyre si zëvendësues Ivan Balliu, Berat Gjimshiti, Ylber Ramadani, Arbër Hoxha, Ernest Muçi dhe Armando Broja.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd