Transmetuar më 16-12-2024, 11:30

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e sigurisë me burg për 17-vjeçarin që plagosi me thikë shokun e tij të klasës, pas një konflikti për publikimin e fotove në rrjetet sociale.

Sipas raportimeve, i mituri nuk ka pranuar të flasë në sallën e gjyqit. "Nuk jam në gjendje të flas, jam në ankth", kanë qenë fjalët e tij në sallën e gjyqit.

Edhe avokati mbrojtës ka deklaruar se ‘ai po përjeton ankth pas ngjarjes dhe duhet një masë më e lehtë, arrest në shtëpi’.

Ndaj 17-vjeçarit rëndon akuza për kryerjen e veprës penale "Vrasje me dashje e mbetur në tentativë".

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit