TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në seli drejtuesit politikë të Partisë Socialiste. Në takim kanë marrë pjesë me lidhje online edhe kryebashkiakët socialistë.
Sipas raportimeve, fokusi kryesor i diskutimeve janë zgjedhjet parlamentare të 11 majit të vitit të ardhshëm dhe vota e diasporës.
Gjithashtu mësohet se drejtuesit politikë kanë raportuar mbi numrin e emigrantëve që kanë në qarqet e tyre, në përmbushje edhe të afateve që iu vendosën në mbledhjen e kryesisë së PS.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd