Transmetuar më 16-12-2024, 10:27

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi shkoi sot në Gjykatën e Posaçme të Apelit e shoqëruar nga avokati i saj.

Por, ndryshe nga herët e tjera Kryemadhi tërhoqi vëmendjen pasi u shfaq teksa futej në ambientet e gjykatës me një bastun në dorë.

E pyetur nga gazetarët se çfarë i ka ndodhur, Kryemadhi tha “Kështu është jeta”, ndërsa e pyetur nëse është rrëzuar tha “jo”.

Mësohet se në orë 10.00 zhvillohet seanca për sekuestron e dy vilave me gjyqtare Igerta Hysin.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit