Një djalë 16 vjeçar është përd’hunuar në një garazhi nga dy persona, meshkuj, njëri 44 dhe tjetri vetëm 14 vjeç.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Milano dhe policia thotë se fëmija që u abu’zua sek’sualisht ishte me aftësi të kufizuara.
Dy sulmuesit e dyshuar, një burrë 44-vjeçar dhe një 14-vjeçar, u identifikuan dhe u arrestuan me akuzën e rrëm’bimit, sulmit sek’sual në grup, gra’bitjes, plagosjes dhe prodhimit të por’nografisë së fëmijëve.
Hetimet po koordinohen nga prokurorja Ilaria Perinu dhe prokurori për të mitur Luca Villa.
Çfarë ndodhi
Djali 16 vjeçar i ka besuar ftesës së një tjetri 14 vjeç për të shkuar te garazhi në një ndërtesë në zonën Via Pascarella, në periferi veriore të Milanos. Ndërtesa ishte afër vendbanimit të tij.
Adoleshenti me aftësi të kufizuar ka pranuar që të ndiqte djalin tjetër te garazhi, por kur ka mbërritur atje, ka nisur hor’rori për të.
Dy meshkujt, njëri i rritur dhe tjetri i mitur, e kanë përd’hunuar në grup dhe gjithashtu e kanë filmuar me një celular.
Pasi i mbijetoi abuzimit, 16-vjeçari endej rrugës i zhveshur dhe në gjendje shoku derisa u vu re nga një makinë policie.
Arrestimi i dy të dyshuarve
Pavarësisht se ishte dukshëm i rraskapitur, i riu arriti t’u sigurojë oficerëve një identikit të njërit prej sulmuesve dhe t’u tregojë edhe pseudonimin që i dyshuari kishte në Instagram.
Në sajë të dëshmisë së çmuar të viktimës, i cili vjen nga një familje e ndjekur nga shërbimet sociale, policia arriti në gjurmët e dy autorëve të dyshuar.
Tashmë 44-vjeçari ndodhet i burgosur në burgun e San Vittore, ndërsa 14-vjeçari në burgun e të miturve Beccaria.
Hetuesit flasin për një natë "filmi horror" dhe për "degradim njerëzor" pasi panë videot që tregonin torturat dhe abuzimet seksuale.
Sipas asaj që La Presse ka mësuar nga Prokuroria e Milanos, kjo e fundit po vlerëson nëse do të përfshijë si akuzë, edhe krimin e torturës.
Ende është e paqartë se cila është lidhja mes viktimës dhe sulmuesve të dyshuar. /noa.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd