ATHINË- Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ekzekutimin e 45-vjeçarit shqiptar, Irakli Davella dhe plagosjen e Edi Lulos. Mediat greke raportojnë se sipas dëshmitarëve dy shënjestrat e sulmit kanë zbritur nga makina e tyre dhe janë nisur drejt kafenesë. Teksa ato po ecnin për të shkuar drejt lokalit kanë vënë re një makinë që po shkonte drejt tyre me shpejtësi të madhe.
Ata e kuptuan se diçka e çuditshme po ndodhte dhe filluan të vrapojnë, por nuk ia dolën pasi sulmuesit nisën të qëllonin drejt tyre. Pas të shtënave autorët u larguan pa gjurmë. Sipas dëshmitarëve, autorët ishin me një makinë të bardhë, i cili ishte vjedhur më herët në mëngjes.
Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e sotme rreth 13:15 me orën greke jashtë ambienteve të lokali në kryqëzimin e rrugëve Aristotelous dhe Komotinit. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për larje hesapesh. Me tej bëhet me dije se i plagosuri Edi Lulo kishte mbërritur në Greqi nga Dubai pak ditë më parë. Viktima 45-vjeç, nuk ishte një emër i panjohur, pasi kishte lidhje me persona të mafias greke që ishin vënë në shënjestër të autoriteteve.
Davella kishte marrë edhe shtetësinë greke në vitin 2009 dhe ishte pronar i një lokali në Peristeri. Gjithashtu rezulton të ketë qenë miku i 3 personazheve të tjerë të ekzekutuar në Greqi vitet e fundit, konkretisht mafiozëve grekë Manolis Karagiannis, Vasili Griva dhe Giorgo Litsa.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd