Saimiri ka sjellë në “Shihemi në Gjyq” babain e tij, Llanin. Rrëfimin e tij në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan ai e nis me një dashuri prej së cilës ka dy fëmijë. Saimiri tregon se fillimisht familjarët e tij dhe gruas, Drilonës me të cilën është ndarë por jo divorcuar, s’ishin dakord. Gjithsesi ata vazhduan historinë e tyre dhe pasi bënë fëmijët, vendosën të shkonin në Gjermani.
Llani thotë se ishte në dijeni të të gjithë veprimeve të të birit, por bëri “një sy qorr e një vesh shurdh”. Atij nuk i pëlqente nusja sepse i dukej e papërshtatshme. Pasi shkuan në Gjermani, Saimiri tregon se arritën të merrnin disa dokumente për azilin, por ndodhi diçka e papritur. Sipas tij, e shoqja i ka kërkuar kësaj gruaje që ta lërë të dashurin e saj dhe të vazhdonte ajo me të sepse i kujtonte ish-in.
Saimir: Aty takojmë një shqiptare, shoqe, familjare kjo. Aty nusja fillon të njihet me këtë. Ajo ia thotë të gjitha, historinë e saj e të gjitha. Kjo i beson, ia hap barkun të tërë, kjo imja, ishi im. I nxjerr të tëra, ça ka bërë, ça s’ka bërë, edhe çfarë bënte atje në banesën e saj. Na heqin, jetojmë 3 muaj aty, ikim në një vend tjetër se azil ishte, na çojnë në një vend tjetër. Në vendin tjetër vjen ky problemi i telefonit se kësaj i thoshte lëre ti të dashurin që ta ashtu unë se ky ngjan me ish-in tim.
Saimiri shton se Drilona i tregoi kësaj shoqeje çdo histori, lidhur edhe me të shkuarën e saj dhe për një lidhje që kishte pasur para tij. Jo vetëm kaq, ai pretendon se ka pasur tradhti nga ana e së shoqes gjatë martesës. I skandalizuar, Llani ngrihet në këmbë dhe pyet të birin pse nuk i ka treguar kurrë asgjë.
Llani: Ore të keqen babai, po ti s’më ke thënë asnjëherë asgjë për këto gjëra!
Saimir: Ça të të them?
Llani: Po ku m’i nxjerr tani?
Saimir: Po ju me ato probleme që keni pasur, unë çfarë t’ju them juve? Çfarë t’ju ngarkoj më unë juve? Ju ishit copë-copë për vete, ça t’u thosha juve?
Llani: Ore qofshit haram si fëmijë!
Saimir: Çfarë t’ju thosha unë juve, çfarë?
Llani: Ça është kjo kështu ore aman, ça fëmijësh janë këta sot? Nuk dëgjoni as nënë, as baba!
Saimir: Ju keni qenë shumë të ngarkuar, jeni shumë të ngarkuar dhe unë nga ajo nuk kam dashur t’ju ngarkoja më, nga ky problem.
Llani: Ore si ma prure si bombë këtë ti mua këtë ore? Po bën 17 vjet e po m’i thua sot? Kur i dije më përpara pse s’i ke thënë?
Saimir: Tani plasi!
Llani: Po çfarë do të bëjë babai? Çfarë të bëjë babai? Çfarë do ti tani?
Saimir: Dua ndihmë se jam i braktisur nga kalamajtë, nga të gjithë.
Llani: Je 40 vjeç burrë, unë të dhashë mend! Gruan e gjete vetë!
Saimir: Ore unë jam i braktisur nga kalamajtë e mi, dua kalamajtë e mi!
Llani: Mjerë atë që zë halli me këtë!/tvklan.al
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd