KOSOVË- Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Klinë, ku si pasojë e një aksidenti të rëndë ka humbur jetën një person dhe një tjetër ka mbetur i lënduar. Viktimë e këtij aksidenti është 21-vjeçari, Arianit Gashi, nga fshati Përqevë i Klinës ndërsa i plagosur ka mbetur 19-vjeçari, E.Gashi.
Sipas informacioneve, mëngjesin e sotëm 19-vjeçari i cili ka mbetur i lënduar, është paraqitur në QMF-në në Volljagë të Klinës për të marrë ndihmë mjekësore. Mjekët kanë njoftuar policinë se personi i lënduar ka qenë i përfshirë në aksident. Policia më pas kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe ka gjetur të vdekur në makinë 21-vjeçarin.
Institucionet e sigurisë nuk kanë dhënë akoma një informacion zyrtar në lidhje me kohën kur ka ndodhur aksidenti, mirëpo në media po raportohet se rasti tragjik ka ndodhur mbrëmë dhe viktima ka mbetur i bllokuar në makinë për disa orë.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd