Transmetuar më 15-12-2024, 12:52

LONDËR- Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Londër. Rreth orës 21:15 të mbrëmjes së djeshme, oficerët e Policisë Metropolitane u njoftuan për të shtënat që lanë të vdekur një grua dhe plagosën dy burra, një prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Gruaja, e cila besohet të jetë rreth të 40-ave, u gjet e plagosur, por pavarësisht përpjekjeve të shërbimeve të urgjencës, ajo u shpall e vdekur në vendngjarje.

Rrugët pranë vendit të ngjarjes vijojnë të mbeten të mbyllura për shkak të veprimeve hetimore. Lidhur me vrasjen asnjë arrestim nuk është bërë deri më tani, ndërsa nuk dihen as arsyet e krimit.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit