Festat e fundvitit janë një periudhë reflektimi, ku shpesh kujtojmë arritjet dhe momentet e kaluara gjatë vitit, por edhe ata që nuk janë më pjesë e rrethit tonë shoqëror. Me afrimin e Vitit të Ri, urimet fillojnë të vërshojnë, dhe ndonjëherë mund të habiteni kur merrni një mesazh nga dikush që nuk ka qenë i pranishëm për një kohë të gjatë, madje nga një ish-partner.
Mesazhi tipik që mund të merrni është i shkurtër, ndonjëherë i shoqëruar me një batutë apo një pseudonim që përdornit dikur, si “Po mendoja për ty” dhe një urim standard “Gëzuar Vitin e Ri”.
Por, çfarë qëllimi ka ky mesazh nga ish-i?
Kjo nuk do të thotë domosdoshmërish se personi ka mbetur vetëm dhe kërkon shoqëri për natën e fundvitit. Ndonjëherë, shpirti i festave mund të bëjë që njerëzit të ndihen më të hapur për të shprehur ndjenjat e tyre, të ndihen nostalgjikë, ose madje të përballen me vetminë.
Një studim i vitit 2017, i publikuar në “Mashable”, tregoi se festat shpesh i bëjnë njerëzit të mërzitur ose të stresuar, çka mund të shpjegojë pse ata dërgojnë mesazhe. Ky fenomen, i quajtur “Marleying”, është kur ish-i rikthehet papritur në jetën tuaj me një mesazh urimi për festat.
Kur merrni një mesazh të tillë, shpesh ndiheni të detyruar të përgjigjeni, ndonëse përgjigjja është shumë më e lehtë ta injoroni gjatë vitit, por gjatë festave situata mund të ndryshojë. Në këtë periudhë të vitit, ndonjëherë ndiheni më të prirur për të kujtuar momentet e kaluara dhe të ndiheni më të hapur emocionalisht.
Sipas “Washington Post”, këto ndjenja të përziera janë një pjesë e dukurisë së “sezonit të marrëdhënieve nostalgjike”, e cila është e frymëzuar edhe nga fotot e çifteve në Instagram dhe imazhi i përkryer i dashurisë që mund të shohim gjatë festave. Festat na futin në një “ekstazë fantazie”, ku çdo gjë duket e lumtur dhe ideale. Kur nuk jemi të lumtur në aspektin e dashurisë, këto periudha na bëjnë të përjetojmë një lloj nostalgjie dhe të kërkojmë ndjesi pozitive nga e kaluara.
Nuk ka një shpjegim të qartë se pse ish-të dërgojnë mesazhe gjatë festave, por ndoshta është më mirë t’i shmangni, pasi mund të ngjallin emocione të padëshiruara ose t’ju çojnë në një situatë që nuk është e nevojshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd