U luajtën ditën e sotme 3 duelet e vlefshme për javën e 18-të të Kategorisë Superiore, ku u regjistruan plot 10 gola. Spikasin triumfet e Vllaznisë dhe Dinamos, respektivisht kundër Laçit dhe Tiranës me rezultatin 2-1, ndërkohë që dueli i zhvilluar në “Arenën e Demave” mes Partizanit dhe Elbasanit përfundoi në barazim 2 me 2.
Për sa i përket renditjes provizore, Dinamo dhe Vllaznia ndajnë kreun me pikë të barabarta. Blutë e Ilir Dajës janë në vend të parë për shkak të golavarazhit më të mirë. Ndërkohë edhe vendi i tretë dhe i katërt, që mbahet nga Partizani dhe Egnatia, gëzojnë të njëjtën kuotë pikësh, nga 30 secila, 1 më pak se dyshja kryesuese.
Kjo javë do të mbyllet me dy duelet e ditës së nesërme ajo mes Skënderbeut dhe Bylisit si dhe Egnatia-Teuta.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd