Prej mëngjesit të sotëm i gjithë territori është përfshirë nga moti i keq. Në pjesën më të madhe të ventit ka patur intensitet të lartë shiu, ndërsa në zonat malore ka patur reshje dëbore.
Duke parë situatën meteorologjike, Policia e Shtetit u ka bërë apel drejtueve të mjeteve që të tregojnë kujdes maksimal në rrugë, si dhe pajisjen me goma bore në zonat malore.
Njoftimi:
Si pasojë e motit të keq me reshje shiu 🌧️ dhe në disa zona malore me reshje dëbore ❄️, 🚔 Policia e Shtetit apelon për KUJDES TË SHTUAR 🚨 për drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve 🚗🏍️, që të bëjnë kujdes në lëvizje, të respektojnë sinjalistikën rrugore 📵🚸, të reduktojnë shpejtësinë për shkak të lagështirës dhe të prezencës së ujit në disa segmente rrugore.
Për lëvizjen në akset rrugore në zonat malore ku ka reshje dëbore të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.
Të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve të ndjekin udhëzimet e shërbimeve të Policisë Rrugore 👮👮🏻♂.
Deri në këto momente nuk ka asnjë aks rrugor të bllokuar.
Ndërkohë, në të gjitha drejtoritë janë ngritur grupet e emergjencës dhe po mbajnë kontakte me përfaqësuesit e pushtetit vendor, me firmat kontraktore dhe emergjencat civile.
Në rast nevoje, telefononi në numrin pa pagesë 112 📞 dhe shërbimet e Policisë do t’ju vijnë menjëherë në ndihmë 🚔.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd