Transmetuar më 14-12-2024, 07:04

Shqipëria ka vendosur që duke nisur nga viti 2025 të ketë një ushtri me rreth 10 mijë anëtarë dhe ku objektiv duhet të arrihet brenda vitit 2026. Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha në rtsh se këtij objektivi i shërben edhe fushata aktuale për rekrutimin e ushtarëve të rinj për vitin e ardhshëm.

“Në rrafshin afatshkurtër, synimi ynë është të kemi 10 mijë forca aktive të mobilizueshme. Pra, nga 8 mijë që jemi sot të arrijmë në 10 mijë.”, u shpreh Vengu.

Por sa do të duan shqiptarët të shkojnë ushtarë? Misioni nuk duket i lehtë për të shtuar 2 mijë ushtarë të tjerë çdo vit, sepse ata që rekrutohen janë më të paktë.

Ministri thotë: "Në vitin 2023 kemi pasur 275 ushtarë rekrutë të rinj aktivë, në 2024 kemi 485, pra 210 vetë më shumë se vitin e kaluar, ndërkohë që deri tani, nëse i referohemi shifrave paraprake të shprehjes së interesit për vitin që vjen kemi 272 vetë".

Por sa para do të marrin rekrutët e rinj ushtarë?

“Sot, Forcat e Armatosura janë mbi nivelin mesatar të administratës publike, mbi 900 mijë lekë (të vjetra në muaj). Ndërsa rekruti i ri paguhet neto 75 mijë lekë në muaj. Kjo është një pagesë e konsiderueshme për një të ri apo të re që sapo ka nisur jetën aktive, që ka mbaruar një cikël 9 vjeçar apo edhe më të lartë.”, tha Vengu.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit