Transmetuar më 13-12-2024, 10:55

GREQI- Greqia është goditur brenda pak orësh nga tre tërmete. Mëngjesin e sotëm vendi fqinj u trondit nga një tërmet me magnitudë 4.8 Rihter.

Sipas Qendrës Sizmologjike Euro Mesdhetare epiqendra e tërmetit u regjistrua në veri të vendit, në afërsi të malit Athos. Ndërsa thellësia e tërmetit vlerësohet se ishte 4 kilometra.

Tërmeti me magnitudë 4.8 Rihter ishte i treti në radhë që u regjistrua në afërsi të malit Athos në pak orë, sipas mediave greke. Ndërkohë nuk bëhet ende me dije për dëme materiale apo të dëmtuar.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit