Transmetuar më 13-12-2024, 08:26

Ndonëse jemi në prag të dimrit, shkencëtarët kanë paralajmëruar për temperaturat e larta për vitin e ardhshëm.

Siç raporton Sky News, temperatura mesatare globale e vitit të ardhshëm ka të ngjarë të jetë e treta më e larta në rekord, pas vitit 2024 në vendin e parë dhe 2023 në vendin e dytë, tha  ‘Met Office‘, agjenci qeveritare për parashikimin e motit në Britani të Madhe.

Viti i ardhshëm pritet të jetë të paktën 1.5 gradë Celsius më i nxehtë se koha para-industriale, përpara se njerëzit të fillonin djegien e lëndëve djegëse fosile.

‘Met Office’ tha se kjo po ndodh për shkak të ndryshimit klimatik.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit