Transmetuar më 12-12-2024, 23:22

Jeta e një të riu shqiptar është vënë në ŕrezik mbrëmjen e sotme pasi u qëllua me armë zjarri nga persona të cilët më pas u zhdukën në drejtim të paditur.

Ngjarja ndodhi sonte pak para orës 10 të mbrëmjes në Podujevë, raporton noa.al.

Mësohet se në Dumosh të Podujevës, djali 27 vjeçar është qëlluar me armë zjarri duke mbetur i plagosur në trup.

Autorët, pasi hapën zjarri, u larguan me të shpejtë me një Benz të zi. Hetimi hedh dyshime se ata janë larguar në drejtim të Prishtinës.

I plagosuri u dërgua në spitalin lokal ku gjendet nën kujdesin e mjekëve.

I pyetur nga policia ai tha se nuk i ka identifikuar personat që kanë shtënë ndaj tij.

Megjithatë, 27 vjeçari ka deklaruar se të dyshuar mund të jenë persona nga Prizreni me të cilët ka njohje të mëparshme dhe me të cilët ka pasur një mosmarrëveshje të mëhershme.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit