Transmetuar më 12-12-2024, 22:53

Studentët dhe të rinjtë do të marrin kupon prej 250 euro nga shteti. për të blerë pajisje elektronike.

Vendimin e ka shpallur Qeveria e Maqedonisë e cila ka vendosur në buxhetin e vitit të ardhshëm një fond për të rinjtë duke u ndarë kuponë në vlerë prej 250 eurosh për pajisje elektronike si laptop, kompjuterë, tablet, etj.

Nga Qeveria përmes një kumtese njoftojnë se me buxhetin për vitin 2025, janë paraparë mjete financiare për shpërndarje të kuponëve në shumë të 250€ për çdo student, për blerjen e një pajisjeje elektronike.

“Në Buxhetin e vitit 2025 janë paraparë mjete për vauçerë prej 250 euro për blerjen e pajisjeve elektronike – telefon, kompjuter apo tablet për të gjithë studentët, si dhe mjete prej 10 milionë euro të cilat do të dedikohen për të rinjtë deri në 29 vjeç, për të hapur biznese, pra mbështetje financiare deri në 30.000 euro për biznes për të rinjtë”, njoftoi qeveria në Shkup.

Sakaq, nga ekzekutivi njoftojnë se sipas buxhetit të ri, janë siguruar mjete financiare për të rinj deri 29 vjeç, të cilët do të kenë mundësi të përfitojnë subvencion deri në 30.000 euro për fillim të biznesit të ri.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit